NurAid II™ ( NeuroAid) është një preparat natyral i provuar dhe i sigurt, i prodhuar me përzierjen e 9 substancave natyrale që ndihmojnë kthimin e pavarësisë së individëve në jetën e përditshme, me ndihmën e efektit adaptogjen. Për informata më të hollësishme lidhur me produktin vizitoni ueb faqen www.neuroaid.com, www.nuraid.com
Proksi farma është përfaqësues ekskluziv dhe distributor i NurAiD II MLC 901 për Maqedoninë, produkt ky i kompanisë MOLEAK. www.moleac.com
Mënyra e dozimit të NurAid II
- Duhet të merren 2 kapsula, 3 herë në ditë, gjatë një periudhe 3 mujore. Terapia mund të vazhdojë për 6 muaj, për një efekt më të mirë dhe më të gjatë.
- 1 paketim ka 180 kapsula, sasi kjo e mjaftueshme për një tretman njëmujor.
- NurAid II duhet të merret në formë orale. Të gëlltitet e gjithë kapsula. Pacientët që kanë probleme me gëlltitjen kapsulën mund ta hapin dhe përmbajtja e saj të tretet në ujë. Gjithashtu, mund të aplikohet edhe me sondë gastrike.
Përmbajtja e NurAid II
NurAid II përmban 9 përbërës herbal:
- Salviae miltiorrhizae,
- Paeoniae lactiflora,
- Ligusticum chuanxiong,
- Angelicae sinensis,
- Carthamus tinctorius,
- Prunus persica ,
- Polygala tenuifolia
- Acorus tatarinowii
- Astragalus membranaceus
Profili i sigurisë i NurAid II
NurAid II (NeuroAid) është një suplement natyral i sigurt për t’u përdorur dhe mund të tolerohet mirë. Nuk janë regjistruar efekte anësore më serioze lidhur me përdorimin e NurAid II. Në raste të caktuara janë regjistruar efekte anësore gastrointestinale të kalueshme. NurAid II mund të shkaktojë grykë të thatë dhe etje të theksuar.
- Pacientët që marrin barna perorale antikoagulonte duhet të vazhdojnë me monitorimin e rregullt INR, sipas rekomandimit.
- Të ruhet në vend të thatë dhe të ftohtë.
- Nuk duhet ta përdorin fëmijët, femrat shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
- Të mos tejkalohet sasia ditore e rekomanduar.
- Produkti të mbahet larg fëmijëve.
- Mund ta konsumojnë edhe vegjetarianët.