Ataku cerebral është arsyeja numër një e invaliditetit në botë

//Ataku cerebral është arsyeja numër një e invaliditetit në botë

Ataku cerebral është arsyeja numër një e invaliditetit në botë

Sipas të dhënave të organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), në nivel vjetor rreth 15 milionë persona vuajnë nga ataku cerebral, ndërsa 5 milionë prej tyre gjejnë vdekjen, që e pozicionon atakun cerebral në vendin e dytë si shkaktar vdekjeje.

Ataku cerebral, infarkti i trurit ose incidenti cerebrovaskular, nënkupton vdekjen e papritur të qelizave të trurit, që shkaktohet si rezultat të furnizimit të dobët të trurit me gjak dhe oksigjen. Oksigjeni është thelbësor për mirëmbajtjen e funksionimit normal të trurit dhe pa të qeliza nuk mund të jetojnë dhe vdesin pas disa minutash.

Brain-Body Contralaterality

Faktorë rreziku

Predispozicionet gjenetike  (Që nuk mund të ndryshohen ose nuk mund të ndikojmë mbi to)

– Mosha mbi 55 vjet dhe çdo dekadë në vazhdim dyfishon rrezikun e atakut cerebral

Probabiliteti për t’u prekur nga ataku cerebral është më i madh tek meshkujt, por norma e vdekjes është më e madhe tek femrat.

Përjetimi i një ataku cerebral rrit rrezikun për 10 herë.

Stili i jetës (Që mund të ndryshohet)

Hipertensioni, sëmundjet e zemrës, niveli i lartë i kolesterolit, diabeti, pirja e duhanit dhe alkoolit, mbipesha, mungesa e aktiviteteve fizike dhe stresi.

 

Regjistrohen dy lloje ataku cerebral:

Atak cerebral ishemik ose infarkt cerebral: 80% e rasteve të atakut cerebral janë rezultat i bllokimit ose reduktimit të furnizimit me gjak të arterieve të trurit. Kjo gjendje kryesisht shkaktohet me koagulimin e gjakut ose me formimin e një trombi që bllokon enën e gjakut ose me formimin e pllakave në enën e gjakut, kryesisht si rezultat të nivelit të lartë të kolesterolit, që rezulton me ngushtimin e enëve të gjakut dhe furnizimin e tyre të dobët me gjak.

Ataku cerebral hemorragjik është shkaktar i 20% të numrit të përgjithshëm të rasteve të atakut cerebral, që zakonisht paraqitet në formën e rupturës – çarje të enës së gjakut, që rezulton me gjakderdhje truri – 15% të rasteve të atakut cerebral ose rupturë aneurizmi të enës së gjakut, që rezulton me gjakderdhje subarahnoidale – 5% të rasteve të atakut cerebral.

Cilat janë pasojat kryesore të atakut cerebral?

Pasojat kryesisht varen nga vendi dhe intensiteti i atakut cerebral.

Pas atakut cerebral, qelizat në zonën e atakut dëmtohen, që rezulton me vdekjen e tyre ose humbjen e neuroneve. Pacientët shpesh vuajnë nga humbja e aktiviteteve motorike, ekstremitetet bëhen të palëvizshme, humben aktivitetet senzore, kanë probleme me të folurën dhe shikimin dhe me humbjen e memories.

Niveli i shërimit varet nga pacienti, varësisht zonës dhe intensitetit të atakut.

2019-08-14T00:53:14+02:00